Chapecoense është vënë nën presion nga Federata Braziliane

Futboll

Chapecoense është vënë nën presion nga Federata Braziliane

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 10:19
Lojtarët e Chapecoenses

Më pak se tri ditë pas rrëzimit të avionit që humbën jetën mes të tjerëve 19 nga lojtarët e ekipit, klubi brazilian i Chapecoense është vënë nën presion nga Federata Braziliane e Futbollit që të luajë ndeshjen e fundit të sezonit javën e ardhshme, pavarësisht se ka më pak se 11 lojtarë në dispozicion. Në një konferencë për shtyp të zhvilluar të mërkurën, presidenti i Chapecoense Ivan Tozzo ka pohuar se ka folur në telefon me presidentin e federatës braziliane (CFB) Marco Polo Del Nero, i cili ka këmbëngulur që ndeshja duhet të zhvillohet dhe se klubi duhet të rreshtojë në fushë ekipin U20. “Kam folur me Del Neron në lidhje me ndeshjen kundër Atletico Mineiro. Më tha: ‘Kjo ndeshje duhet të luhet. Duhet të jetë një festë e madhe’. Unë iu përgjigja: ‘Ne nuk i kemi 11 lojtarë’. Ai më tha: ‘Po, i ke. Ke ekipin e të rinjve dhe lojtarët që kanë qëndruar. Nuk ka rëndësi’”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat