Ky klub i Kosovës në këtë fushë do t’i zhvillojë ndeshjet

Futboll

Ky klub i Kosovës në këtë fushë do t’i zhvillojë ndeshjet

Nga: Kemajl Goca Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 11:31
Fusha e re në Ferizaj

Në këtë fushë do t‘i zhvillojnë ndeshjet për edicionin pranveror. Ky është klubi i futbollit Ferizaj.  Stadiumi i Qytetit është duke u rinovuar, pra është duke u ndërtuar tribuna e re. Kjo fushë e re është pranë palestrës së sportit “Bill Klinton”. “KF Ferizaj ndeshjet si vendas do t'i zhvillojë tek fusha e re me bari sintetik! Skuadra jonë nga sezoni pranveror ndeshjet si vendas do t'i zhvilloj tek fusha e re (mbrapa palestrës së sporteve), për shkak të punimeve në stadiumin e qytetit 'Ismet Shabani' Skuadra jonë do të luajë gjatë 2 viteve të ardhshme tek fusha me bari artificial”, bëhet e ditur nga klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat