Dëshmitarët tregojnë tmerrin

Futboll

Dëshmitarët tregojnë tmerrin

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 13:14
Pamje nga tragjedia

Rrëzimi i avionit, që mbante në bord delegacionin e plotë të ekipit brazilian të futbollit, Chapecoense, ka lënë të tronditur gjithë botën. Me kalimin e orëve dalin më shumë detaje nga ky aksident tragjik ajror, ku humbën jetën 71 persona.

Gazeta “UOL” ka qenë në gjendje të bisedojë me dy njerëz, të cilët shumë shpejt mbërritën në vendin e ngjarjes. Ata janë Antonio Valencia, pjesë e ekipit të shpëtimit të aeroportit, dhe Luiz Alfonso, anëtar i Kryqit të Kuq. Historia për Valencia është tronditëse. Ai thotë se nuk mund të shihte asgjë për të shpëtuar. “Gjëja e parë që ne bëmë ishte të përpiqemi për ta fshehur ngjarjen nga shtypi, sat ë kishte informacione të sakta të policisë. Arritëm në spital dhe na u tha se ishim kontakti i vetëm me lojtarët, që humbën jetën në Kolumbi. Ne hynë në spital. Kemi pasur kontakt me Rafael Henzel (gazetar). I fundit që arriti ishte Neto. Ai arriti në një gjendje të mjerueshme, por foli qartë, tha se edhe ai donte të vdiste. Kishte njëmijë thyerje, hipotermi. I vetmi që fliste ishte Rafael, sepse pjesa tjetër arriti pa ndjenja. Rafael na dha unazën dhe kërkoi që t’i dërgohej gruas së tij. Tashmë ia kemi dorëzuar delegacionit, që erdhi nga Brazili.” Luiz Alfonso arriti në skenën e aksidentit dhe tregon se sa e vështirë ishte për të punuar disa orë për shkak të shiut dhe mjegullës: “Arritëm gjysmë ore pas aksidentit. Situata ishte shumë kritike. Ne kemi ngritur një plan pune për gjetjen e njerëzve të gjallë. Aeroplani ishte shkatërruar. I mbijetuari i parë ishte Ruschel. Ne e kemi gjetur atë një orë më vonë. Shumica e trupave ishin të panjohur. Po binte një shi i madh, ka pasur mjegull, çka na pengonte të shihnim më tepër metra”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat