Shaqiri përplas trajnerët e njohur Otmarr Hitzfeld dhe Mark Hughes

Futboll

Shaqiri përplas trajnerët e njohur Otmarr Hitzfeld dhe Mark Hughes

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 2 dhjetor 2016 Në ora: 15:24
Mark Hughes dhe Xherdan Shaqiri

«Stoke është pa ide dhe kjo nuk është e panjohur për Shaqirin.” Kjo shprehje e ish trajnerit zviceran Ottmar Hitzfeld në Blick ka shqetësuar mjaft trajnerin e Stoke City, Mark Hughes.

Ai ka parë shumë gjëra. Mark Hughes (53) ka luajtur për Manchester United, Barcelona dhe Bayern München. Sot është trajner në Stoke City, njëherësh edhe i shqiptarit Xherdan Shaqiri (25). Përpara ndeshjes kundër Burnley, në konferencën për shtyp, 53 vjeçari u ndal edhe te deklarata e Hitzfeld.

“Stoke luan në Premier League, por klubi i tij është pa ide. Ndonjëherë mbrapa, më pas ngritje. Kjo nuk është diçka e panjohur, por nëse ai luan rregullisht dhe nuk ka probleme muskulare, atëherë normalisht se edhe klubet e mëdha do kenë interes për të,” tha Hitzfeld. “Do isha i shqetësuar, nëse Shaqiri do qëndronte përgjithmonë në Stoke.”

Janë fjali, që nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga Mark Hughes. Trajneri i Stoke City ka thumbuar Hitzfeld, duke e ftuar në Angli.

«Mbase duhet të vijë në ndonjë lojë dhe të shikojë sesa energjitik është futbolli në Premier League. Jam i sigurt se ai do e shijonte.”

Hughes më tej shton: «Shaqiri ka dëshirë të luajë për Stoke dhe këtë e bën më së miri. Dhe ti nuk mund të luash mirë, nëse nuk luan me dëshirë. Do ishte mirë për Hitzfeld që të bisedonte me Shaqirin, përpara se të fliste në emër të tij.”

Ottmar Hitzfeld në anën tjetër ka pranuar “ftesën” e Hughes për të shkuar e për të parë ndonjë ndeshje të Stoke City. “Trajneri i Shaqirit ka karakter pozitiv dhe gjithashtu si lojtar ka qenë pasqyrë për shumë futbollistë.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat