Bardhi po lë gjurmë në Hungari

Futboll

Bardhi po lë gjurmë në Hungari

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 dhjetor 2016 Në ora: 18:40
Enis Bardhi në aksion

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, është ndër më të mirët në Kampionatin e Hungarisë. Mesfushori i talentuar është pjesë e skuadrës së mirënjohur hungareze, Ujpest, e cila renditet në vend të shtatë me 23 pikë pas 17 jave ose ka tetë me pak se lideri Vasas. 21-vjeçari që luan për përfaqësuesen e Maqedonisë ka synime të mëdha me ekipin e Ujpest-it dhe sipas tij, mund ta fitojnë Kupën e Hungarisë. Bardhi po lë gjurmë me lojërat e tij në kampionatin hungarez, por faktikisht ka synime që në një të ardhme të vazhdojë karrierën në ndonjërën nga kampionatin e njohura evropiane. Ai në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon për atmosferën, synimet dhe çfarë i ka mbetur merak nga edicioni i kaluar.

“Bota sot”: Enis, Ujpest-i është në mesin e tabelës në Hungari, a besoni se keni forcë edhe për titull?

Enis Bardhi: Gjërat po shkojnë mirë, secilën lojë tentojmë të përmirësohemi dhe të jemi edhe më të mirë. Ndeshjet e fundit kemi pasur pak krizë pas 6 barazimeve, por që me rëndësi është që nuk po humbasim. Jemi në mes të tabelës dhe besoj që do të tentojmë të rrimë aty, pasi që Ujpest-i nuk ka drejtë të regjistrojë lojtarë të ri deri në verë dhe shpresoj në vitin e ardhshëm të ketë ndryshime.

“Bota sot”: Gjatë kësaj jave që po e lëmë pas, Ujpest-i me penallti e mposhti me rezultat 4:2 ekipin e Kozarmisleny SE dhe siguroi kalimin me tutje në Kupën e Hungarisë. Një kualifikim i vështirë?

Enis Bardhi: Mund të them se ishte një ndër ndeshjet më të vështira deri me tani, pasi që kushtet për lojë nuk ishin aq të mira, gjë e cila neve si ekip nuk na konvenon, sepse gjithmonë ne posedojmë topin, por që në fund mund të them se ishte ndeshje interesante.

“Bota sot”: Sa është vështirë të jetohet në Budapest?

Enis Bardhi: Duhet sakrificë, besoj që të gjithë lojtarët e dinë këtë gjë, por që në fund shpërblehesh. Normalisht është e vështirë të jesh larg familjes, por ja që futbolli është i tillë. Ata vijnë shpesh dhe me vizitojnë, kjo normalisht me ndihmon shumë përkrahja e tyre.

“Bota sot”: A dallon futbollit hungarez nga ai maqedonas?

Enis Bardhi:  Kurrë nuk kam luajtur në Ligën e Parë të Maqedonisë dhe domethënë nuk e kam ndje at ligë, ose ato ndeshje, gjithmonë e përcjelli Shkëndijen kur mundem dhe mendoj që kushtet janë e vetmja gjë që dallon.

“Bota sot”: Cilat janë synimet tuaja?

Enis Bardhi: Synimet e mija janë që çdo ditë tentoj të bëhem më mirë e më mirë dhe normalisht të luaj në ndonjë ligë edhe më lart.

“Bota sot”: Cilat skuadra luftojnë për titull në elitën hungareze?

Enis Bardhi: Besoj që Videotoni dhe Vasasi! Do të jetë një garë shumë e madhe për titull sipas mendimit tim, por nuk duhet anashkalohet edhe Ferencvaros-i.

“Bota sot”: A janë pikë reale të Ujpest-it?

Enis Bardhi: Mendoj që nuk janë, pasi që shumë herë në minutat e fundit pësojmë gol për barazim të rezultatit, na duhet pak fat, por edhe koncentrim maksimal në ndeshjet e ardhshme.

“Bota sot”: Vazhdimisht paraqiteni standard, a jeni në formën më të mirë?

Enis Bardhi: Thash edhe më herët, gjithmonë tentoj dhe çdo ditë të përmirësohem, si dhe besoj që është një sezon mjaft i mirë i imi. Shpresoj të vazhdoj kështu.

“Bota sot”: Cilat janë gëzimet dhe dëshpërime, si dhe sfida më e vështirë deri më tash në futbollin hungarez?

Enis Bardhi: Gëzime ka më shumë, ka edhe dëshpërime. Futbolli është lojë e cila të jep gëzime, hidhërime por duhet të mësohet gjithmonë. Dëshpërimi im mund të them që është humbja e Kupës vitin e kaluar në finale, shpresoj që këtë vit ta fitojmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat