I mbijetuari nga aksidenti me aeroplan do të luajë sërish futboll

Futboll

I mbijetuari nga aksidenti me aeroplan do të luajë sërish futboll

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 21:51
Helio Hermito Zampier Neto

Njëri nga futbollistët e paktë të skuadrës së Chapecoenses, mund t’i kthehet sërish futbollit.

Chapeconense ka humbur pothuajse të gjithë futbollistët pas rrëzimit të aeroplanit me të cilin ekipi udhëtonte drejt Kolumbisë ditë më parë.

Një nga të mbijetuarit e këtij aksidenti është mbrojtësi Helio Hermito Zampier Neto, gjendja e të cilit është duke u përmirësuar dhe sipas të atit të lojtarit, ai mund të kthehet sërish në fushën e blertë. Siç raporton BBC, Neto i është nënshtruar disa intervenimeve kirurgjike dhe mjekët kanë konstatuar që gjendja e tij po shkon duke u përmirësuar.

Në një postim në Facebook babai i lojtarit ka shkruar: “Biri im është duke u përmirësuar nga dita në ditë. Ai sapo është operuar në gju dhe mjekët thonë se ai mund t’i kthehet futbollit. Ne do të vazhdojmë të lutemi për të pasi që jemi duke pritur derisa të dalë nga spitali për ta parë nga afër gjendjen e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat