Evazioni fiskal trondit futbollin, Ronaldo e Ozil “viktimat” e para

Futboll

Evazioni fiskal trondit futbollin, Ronaldo e Ozil “viktimat” e para

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 23:26
Mesut Ozil dhe Kristiano Ronaldo

Revista përjavshme gjermane “Spiegel” ka lëshuar një “bombë” në botën e futbollit. Një njoftim në faqen e internetit para pak minutash ka bërë me dije se në javët në vazhdim do të publikohen fakte tronditëse mbi evazionin fiskal galopant në botën e futbollit, duke filluar me dy emra të mëdhenj, Kristiano Ronaldo dhe Mesut Ozil.

Sajti i njohur “Football Leaks” që publikon informacione financiare nga bota e futbollit, i ka vënë në dispozicion revistës së njohur gjermane një sasi të dhënash prej 1.9 terabajtësh, që përmban 18.6 milion dokumente ku përfshihen kontrata origjinale futbollistësh, marrëveshje sekrete, postë elektronike, tabela Excel dhe dokumenta Word.

Gjatë 7 muajve të kaluar, një skuadër e punonjësve të “Spiegel”, së bashku me rreth 60 gazetarë të Rrjetit Europian të Bashkëpunimit Investigativ, kanë analizuar rrjedhjen më të madhe të informacionit në historinë e sportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat