“I lumtur që jam sërish në mesin e më të mirëve”

Futboll

“I lumtur që jam sërish në mesin e më të mirëve”

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 07:36
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo duket tejet i lumtur pasi u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga revista “World Soccer” me votat e gazetarëve nga e gjithë bota

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka marr lajme të mira para “El Clasicos”. Portugezi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit nga revista “World Soccer” me votat e gazetarëve nga e gjithë bota.

Përveç kësaj, ai ka arritur sërish të hyjë në mesin e tre lojtarëve më të mirë në botë, çmim që ndahet nga FIFA, i cili për rival do ta ketë Antoine Griezmannin e Atletico Madrid dhe yllin e Barcelonës, Leo Messin.

Përmes rrjeteve sociale, Cristiano Ronaldo ka shprehur gëzimin për këto arritje.

“I lumtur që jam sërish në mesin e më të mirëve nga FIFA së bashku me dy trajnerët e mi, Zinedine Zidane dhe Fernando Santos. Faleminderit të gjithëve që votuat për mua, Real Madridin dhe Kombëtaren portugeze dhe ne veçanti faleminderit bashkëlojtarëve të mi, pasi pa ta asgjë nuk do të ishte e mundur. Duhet të vazhdojmë kështu së bashku që të fitojmë. Hala Madrid!”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat