Evazioni fiskal në futboll , “Football Leaks” zbulon përfshirjen e Ronaldos dhe Mourinhos

Futboll

Evazioni fiskal në futboll , “Football Leaks” zbulon përfshirjen e Ronaldos dhe Mourinhos

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 13:03
Cristiano Ronaldo dhe Hoze Mourinho

Një hetim i kryer nga 12 media në Europë nën emrin “Football Leaks” ka zbuluar përfshirjen e disa prej emrave më të njohur të futbollit botëror në çështje që lidhen me evazionin fiskal. Detajet e plota do të jepen të dielën, por paraprakisht mësohet se të implikuar janë ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo dhe trajneri i Mançester United, Hoze  Murinjo.

Evazion Fiskal. Mëkati më i madh i të pasurve, dhe në grupin e personave që disponojnë miliona euro janë pa diskutim  figurat kryesore të futbollit botëror. Një hetim i mbiquajtur “Football Leaks”  i drejtuar dhe i zhvilluar nga 12  media në Europë pritet të publikojë të dielën detajet, por paraprakisht mësohet se ndër emrat e implikuar janë ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo dhe trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, të dy përfaqësohen nga i njëjti menaxher, Jorge Mendes. Po ashtu mbi sipërfaqe kanë dalë edhe disa klube kryesore në Itali si Juventusi, Milani, Interi, Roma e Napoli.

Në informacionet që janë zbuluar paraprakisht raportohet se Ronaldo nga viti 2009 deri në vitin 2014 ka transferuar 70 milion euro në llogaritë bankare të Tollin, një shoqëri fantazëm me bazë në ishujt vrigjin të Karaibeve,  pra një parajsë fiskale. Ndërkohë që 74 milion euro i ka kaluar në një llogari bankare në Zvicër. Ende nuk është zbuluar me detaje përfshirja e Mourinhos, por tekniku portugezi ka një histori jo të lumtur me taksat, duke qënë se kur drejtonte Realin e Madridit u hetua për evazion fiskal derisa e  mbylli çështjen duke paguar 5.5 milion euro taksa të prapmbetura. Përsa i përket klubeve italiane , po ashtu si në rastin e Mourinhos, paraprakisht nuk janë zbuluar detaje, megjithatë të dielën informacionet do të jenë më të zgjeruara, teksa klubi i Romës në një komunikatë për shtyp ka theksuar se çdo veprim ështe kryer konform rregullave dhe ligjeve të shtetit Italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat