Qeveria po rrezikon të drejtat e transmetimit të Kosovës në futboll

Futboll

Qeveria po rrezikon të drejtat e transmetimit të Kosovës në futboll

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 13:33
Përfaqësuesja e Kosovës

Radio Televizioni i Kosovës po rrezikon të drejtat e transmetimit të përfaqësueses së Kosovës në futboll. Kjo për shkak se Ministri i Financave, Avdullah Hoti, nuk po i alokon mjetet financiare të transmetuesi publik.

Këto mjete financiare janë rekomanduar nga Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa.  Në një njoftim zyrtarë të menaxhmentit të RTK-së, thuhet se “menaxhmenti i RTK ka alarmuar me rrezikun e ndërprerjes se transmetimit te ndeshjeve kualifikuese të përfaqësueses Kosovare në futboll, pasi që tashme kanë ardhur vërejtjet e fundit nga UEFA dhe FIFA. Menaxhmenti i RTK nuk po e kupton këtë vonesë nga ana e Qeverisë dhe nuk po donë të besojë se edhe kjo mund të jetë formë e presionit politikë në dëm të RTK-së“, thuhet në përgjigjen e RTK-së.

Ndërkohë, zëvendësministri i Financave, Isni Kilaj, ka thënë se për këtë çështje janë të njoftuar, mirëpo kërkesa e menaxhmentit për alokim të mjeteve nuk mund të bëhet nga Ministria e Financave, pa vendim të Qeverisë.

“Për t’u ekzekutuar këto mjete duhet vendim i Qeverisë dhe Qeveria ende nuk marrë vendim për ndarjen tyre “, ka thënë  Kilaj përmes telefonit.

Përkundër insistimit, Kp nuk ka arrit të marrë përgjigje nga zyrtarët për informim të  kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Ata kanë preferuar të heshtin.

Kryetari i komisionit parlamentar për buxhet dhe financa, Naser Osmani, ka pranuar se kërkesa e menaxhmentit të RTK-së është miratuar nga komisioni për buxhet dhe i njëjti i ka rekomanduar Qeverisë që t’i ndaj 400 mijë euro shtesë për RTK-në.

Osmani: Ne  e kemi kryer punën tonë

“Radio Televizioni i Kosovës, ka bërë një kërkesë lidhur me disa shpenzime shtesë, në krahasim me atë që kanë pasur sipas të hyrave buxhetore të përcaktuar. Ne e kemi shqyrtuar dhe e kemi rekomanduar nga ajo që t’i ndahen 400 mijë euro, për ngjarjet sportive të rëndësishme, siç është kampionati kualifikues, që ka të bëj edhe me pjesëmarrjen e Kosovës në lojërat ndërkombëtare. Rekomandimi jonë shkon përmes kryesisë së Kuvendit në Qeveri”, tha Osmani.

Ndryshe, sipas menaxhementit në rast se mjetet nuk alokohen nga Qeveria, atëherë rrezikohet transmetimi i ndeshjeve të  kualifikuese të Kosovës.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat