Luftëtari, Papa: Në Laç vetëm për fitore

Futboll

Luftëtari, Papa: Në Laç vetëm për fitore

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 18:55
Papa

Luftëtari kërkon të rikthehet te fitorja pas 4 barazimeve rresht në shtëpi, por këtë të dielë ka një test të vështirë në transfertën e Laçit, një kundërshtar direkt në luftën për mbijetesë. Zv/trajneri i skuadrës gjirokastrite, Vasil Papa, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, thekson se ekipi bluzi do të hyjë në fushë vetëm për një rezultat.

“Ne vazhdimisht kudo që kemi luajtur kemi ndjekur një taktikë të saktë në varësi të kundërshtarit. Kudo ku luajmë kërkojmë tre pikët. Laçi duhet patur kujdes pavarësisht rezultateve të javëve të fundit.

Për këtë ndeshje, Milinkovic nuk do të ketë në dispozicion dy nga emrat titullarë të mesfushës, Aleksin e dëmtuar dhe Ramadanin që nuk do të udhëtojë me ekipin për shkak kartonësh. Sipas numrit 2 të stolit gjirokastrit, kjo e kushtëzon trajnerin që ka vendosur të ndryshojë skemë krahasuar me sfidën e fundit.

“Nuk do të luajmë me të njëjtën skemë. Na mungojnë dy lojtarët kryesorë në mesfushë. Do të ketë ndryshime në skuadër. Duam të jemi sa më të përgatitur për këtë ndeshje ku do të luajnë lojtarët me më shumë eksperiencë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat