Derbi i Romës, Inzaghi dhe Spalleti: Jemi gati!

Futboll

Derbi i Romës, Inzaghi dhe Spalleti: Jemi gati!

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 19:18
Inzaghi dhe Spalleti

Duel në fushë dhe në media, derbi i qytetit të ërjetshëm ka nisur në fjalët e drejtuesve të dy pankinave. Simone Inzaghi që deri në këtë pikë të sezonit po rezulton surpriza e vërtetë e bardhekaltërve analizon me qetësi sfidën e së dielës duke kërkuar përqëndrim nga lojtarët e tij.

“Është një ndeshje shumë e vëçantë, si lojtar am luajtur shumë por ne e këmi përgatitur si gjithë ndeshjet e tjera edhe pse sfidojmë një skuadër të fortë. Roma ka vetëm një pikë më shumë se ne dhe po bën një rrugëtim pozitiv. Unë jam përpjekur të krijoj një grup të bashkuar ku të gjithë ta ndiejnë veten të përfshirë. Mungesa e Salah? NUk dua të fshihem dhe e pranoj se për ne është një avantazh por ai që do të luajë ne vendin e tij do të japë maksimumin. Ne kemi respekt për Romën pasi kanë një skuadër cilësore dhe një trajner të aftë. Kjo ndeshje nuk do të influencojë në vazhdimësinë e sezonit. Ajo që u kërkoj djemve të mi është një ndeshje perfekte në çdo aspekt”.

Nuk mungojnë elozhet për kundërshtarin edhe në krahun tjetër të qytetit. Luciano Spalletti ka vetëm fjalë mjalti për Inzaghin, por ai e vë theksin te rëndësia që ka kjo ndeshje.

“Inzaghi është treguar shumë i zoti me djemtë e tij duke na dhuruar një derbi për vendet e para. Dy skuadrat po bëjnë një kampionat shumë të mirë, prandaj ky derbi është disi i tensionuar. Mungesa e Salah nuk do të ndikojë sepse ne kemi edhe lojtarë të tjerë si Totti e Iturbe që mund të bëjnë diferencën. Derbi është një ndeshje e veçantë por mund të fitohet si një ndeshje normale. Sipas meje, lojtarët e Romës i kanë të gjitha cilësitë për ta fituar këtë ndeshje. Duhet të jemi vetvetja dhe të lezojmë mirë momentet kyçe. Kundërshtarët e dinë mirë si të vendosen në fushën e lojës por ne duhet të zgjedhim momentin për të bërë diferencën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat