Cungu: Barazimi na kënaq. Me Hoxhën asnjë konflikt

Futboll

Cungu: Barazimi na kënaq. Me Hoxhën asnjë konflikt

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 23:39
Cungu

Dy fitoret e fundit në kampionat kanë ngritur pretendimet e Vllaznisë që tashmë mund të synojë dicka më shumë. Në Loro Borici zbret Skënderbeu, kampionia e 5 sezoneve të fundit, ekipi që kërkon të mbrojë sërish kurorën e mbretëreshës së kampionatit. Për Armando Cungun kjo është një sfidë me specifikë të vecantë, por që vjen në momentin e duhur për skuadrën e tij.

“Cdo sfidë ka specifikën e vetë sidomos kur përballesh ndaj kampionëve. Të tregojmë potencialin e javëve të fundit. Shpresoj të nxjerrim një ndeshje të mirë, ekipi është i rritur jo vetëm për rezultate dhe lojë, të ruajmë këtë ecuri.”

Kuqeblutë janë në një gjendje të mirë psikologjike, teksa ekziston frika euforisë që mund të dëmtojë lojtarët. Megjithatë në një futboll profesionist dicka e tillë nuk është e lejueshme për më tepër që Vllaznia nuk ka arkivuar asgjë deri më tani. Armando Cungu pret më shumë nga skuadra e tij.

“Nuk ka arsye të kemi vetëkënaqësi, duhet të bëjmë maksimumin dhe nuk kemi bërë asgjë më shumë sesa duhet. Përkundrazi kemi lënë shumë për të dëshiruar. Këtë moment kemi entuziazëm dhe të hyjmë në fushë të tillë.”

Ndaj Skënderbeut do të mungojë qendërmbrojtësi Stefan Cicmil teksa është në dyshim Arlind Kalaja, por në skuadrën shkodrane ekzistojnë potencialet e duhura për të mbuluar boshllëqet e krijuara.

“Është një pikë e rëndësishme Cicmil por jemi mësuar me mungesat. Kemi lojtarë të gatshëm dhe kam besim se kush do të luajë do të jetë në lartësi. Kalaja në dyshim.”

Cështja e ditës në Shkodër është përplasja e trajnerit Armando Cungu me mesfushorin Yll Hoxha. Vetë trajneri sqaron situatën e krijuar duke mohuar të ketë patur konfrontim midis tyre.

“Kush më njeh e di që nuk jam i tillë. Gjithsesi ka patur një problem, thyerje disiplinës që nuk ia lejoj jo vetëm yllit por asnjë futbollisti. Në dhomat e zhveshjes ka kërkuar sqarime të shumta por jo grushta dhe skelme. Vllaznia nuk i përket vetëm një njeriu, por qytetit. Ndërsa përsa i përket mosaktivizimit të Hoxhës lojtari e di përse nuk luan. Nuk ka vend për tu tall tek Vllaznia.”

Në fund trajneri i Vllaznisë ka një tthirje për tifozët duke shrpesuar të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit pasi janë lojtari i 12 në fushën e lojës dhe me ta skuadra ndjehet e plotësuar. Në fund 43 vjecari pranon se ndaj kampionëve do të kënaqej edhe me një pikë.

“E kemi thënë që ne hyjmë në fushë për fitore këtë do të kërkojmë edhe nesër. Por edhe barazimi nuk është i keq, i pranueshëm edhe pse kemi probleme me mungesat.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat