Partizani dhe Tirana luajnë të Martën

Futboll

Partizani dhe Tirana luajnë të Martën

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 23:48
ilustrim

Tashmë është zyrtare. Dy supersfidat që do të mbyllin javën e 14-të të Kategorisë Superiore, Partizani-Kukësi dhe Flamurtari-Tirana do të luhen të Martën në orën 17:00. Edhe pse ishin në program të Hënën në orën 18:00, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’i zhvendosë me një ditë dy takimet e fundit të javës së 14-të për tu dhënë më shumë kohë dy skuadrave të kryeqytetit për t’u përgatitur. Gjithcka si rrjedhojë e ndërpërjes së derbit mes Tiranës dhe Partizanit takim që u luajt në dy ditë të Enjten dhe të Premten.

Partizani-Kukësi është edhe kryendeshja e këtij raundi pasi bëhet fjalë për një përballje direkte në garën për titull. Vendimi i FSHF për të shtyrë me një ditë takimin që do të zhvillohet në Elbasan Arena nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e Kukësit që janë justifikuar me faktin se nuk është e drejtë që të ngjeshet kaq shumë kalendari dhe sipas klubit verilindor do të ishte më mirë që ky takim të luhej ashtu sic ishte në program pra ditën e Hënë në orën 18.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat