Montepellier befason PSG, e mund 3-0

Futboll

Montepellier befason PSG, e mund 3-0

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 23:48
Montepellier - PSG

PSG u ndal pas pesë fitoreve radhazi në ligen e parë franceze duke pësuar një humbje surprizë 3-0 nga Montepellier. Ekipi i Hantz arriti të mundë PSG për herë të parë në kampionat pas 6 vitesh duke triumfuar madje binshëm. Përpara publikut të tij, Montpellier vuajti jo pak në minutat e para ku protagonist ishte portieri Pionner por në fundin e pjesës së parë shënoi me Lasne një gol që ndryshoi fatin e sfidës.

Fillimi i pjesës së dytë priste të sillte reagimin e parizienëve por në fakt solli golin e dytë të Montpellier me Skhiri që realizoi me një goditje mjaft të bukur. PSG shpërdoroi shumë raste dhe me kalimin e minutave, Montpellier fitoi besim aq sa Boudebouz në të 80-tën realizoi me një goditje nga jashtë zone të cilën Areola nuk arriti ta ndalë. Me këtë fitore, Montpellier u ngjit në renditje duke qenë tashmë në mesin e artë ndërsa PSG bëri një hap pas në garën për titullin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat