Shqiptari më rritjen më spektakolare në Rumani

Futboll

Shqiptari më rritjen më spektakolare në Rumani

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 14:43
Llullaku

Mbrëmja gala e futbollit rumun ku janë nderuar me çmime disa nga protagonistët e vitit 2016 nuk la jashtë vëmendjes as golashënuesin më të mirë të Ligës së Parë, shqiptarin Azdren Lullaku. Bomberi kuqezi është nderuar me çmimin “Lojtari me ngritjen më spektakolare” të vitit 2016, çka reflekton arritjet e Lullakut gjatë vitit kalendarik. Lullaku ka arritur të realizojë 14 gola deri në këtë pikë të sezonit, duke kryesuar bindshëm klasifikimin e përgjithshëm të golashenuesve në Rumani pasi ai ndiqet me 5 gola më pak nga Bud.

Gaz Metan ku Lullaku aktivizohet titullar, mban vendin e katërt në klasifikimin e përgjithshëm. Sfida e radhës për Lullakun dhe skuadrën e tij kundër Dinamos së Bukureshtit ishte arsyeja e mungesës së 28-vjeçarit në mbrëmjen gala të zhvilluar në Bukuresht. Azdren Llullaku është pjesë e Gaz Metan që prej 5 vjetësh por ky është sezoni më i mirë i tij në radhët e skuadrës rumune pasi në 18 javë ai numëron plot 14 gola, duke rezultuar surpriza e vërtetë e Ligës së Parë Rumune ku ekipi i tij lufton për një biletë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat