Szczesny nuk mendon për Arsenalin

Futboll

Szczesny nuk mendon për Arsenalin

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 14:51
Portieri polak, Wojciech Szczesny

Portieri polak, Wojciech Szczesny po kalon nëpër një formë fantastike me Romën.

Reprezentuesi i Polonisë është në vitin e tij të dytë të huazimit në Romë dhe ai ka rilindur pas momenteve të vështira në Arsenal.

I pyetur nga Corriere Dello Sport nëse do të rikthehet në Arsenal apo do të mbetet edhe më tej në Romë, Szczesny ka thënë se nuk po mendon fare për klubin që e posedon kartonin e tij.

“Nuk jam duke menduar fare për Arsenalin. Aktualisht jam një futbollist i Romës dhe dua të jap maksimumin këtu”.

“Dy klubet kanë bërë një marrëveshje dhe nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen”.

“Qëllimi im është të vazhdoi të punoi që t’i ndihmoj Romës të fitojë trofe. Për të ardhmen do flasim në fund të stinorit”, deklaroi Szczesny.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat