Memushaj e Manaj me Pescara-n nuk dinë për fitore si vendas

Futboll

Memushaj e Manaj me Pescara-n nuk dinë për fitore si vendas

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 16:58
Ledian Memushaj me shokë gjatë një ndeshje

Skuadra e Pescara-s vazhdon të vuajë si vendas, e cila nuk po e gjen dot fitoren. Pescara para shikuesve të vet befasoi për të keq me barazim 1:1 në përballje me Cagliari-n, pasi që nga minuta 34-të ishin me një lojtar me shumë kur Di Gennarro  përjashtua pas dy kartonëve të verdhë. Në minutën e 24-të, Borriello shënoi për epërsinë e Cagliari-t. Ledian Memushaj luajti titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë minutën e 29-të, ndërsa Rey Manaj u aktivizua minutën e 69-të për Pescara-n. Në minutën e 90+2, Caprari barazoi rezultatin 1:1.  Cagliari është në vend të 11-t me 20 pikë, kurse Pescara në pozitën e 18-të me 8 pikë të fituaraa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat