Shkëndija triumfoi me eurogolin e Alimit

Futboll

Shkëndija triumfoi me eurogolin e Alimit

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 17:05
Shkëndija i gëzohet fitores

Shkëndija shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Pelisterit nga Manastiri, në ndeshjen e javës së 18-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. ‘Kuqezinjtë’ dominuan prej fillimit deri në fund, ndërsa miqtë të orientuar në mbrojtje kërkonin shansin e tyre në kundërsulm. Shkëndija në minutën e katërt sulmoi nga krahu u djathtë, kur Totre ndalet me faull në zonë, mirëpo arbitri Markoski tregon loja të vazhdojë. Në anën tjetër një goditje e fortë nga distanca pritet nga Jovanovski që largon në rivënie nga këndi. Në minutën e 14-të Pashovski kontrollon me vështirësi goditjen e Alimit, ndërsa në minutën e 29-të tentimi i Ibraimit shkon mbi portë. Vetëm katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë ndodhi momenti më i bukur i ndeshjes. Armend Alimi lëshon një bombë nga distanca, ndërsa topi ndalet vetëm në rrjetën kundërshtare pasi këndi i majtë i lartë i portës nuk ishte i kapshëm për portierin Pashovski. Pas epërsisë Shkëndija vazhdoi të dominojë dhe në vazhdim tentime të pasuksesshme kishin Alimi dhe Zhunior. Në minutën e 63-të mundësi e mirë për Hasanin, mirëpo goditja e fortë e kapitenit shkon mbi portë. Pesë minuta më vonë asist i bukur i Zhuniorit për Alimin, i cili provon në mënyrë atraktive, mirëpo shtylla shpëton portën kundërshtare. Në minutat e fundit miqtë tentonin të barazojnë, mirëpo Shkëndija ishte e rreshtuar mirë dhe në fund koleksionoi tre pikë të reja, duke mbyllur gjysmësezonin vjeshtor me fitore.

Shkëndija-Pelisteri 1:0 (0:0)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Shikues: 2 000

Gjyqtarë: Marjan Markoski, Kiril Nigerieski, Laze Çakareski

Golashënues: Alimi 49’ (Shkëndija)

Kartona verdhë: Zhunior dhe Todorovski (Shkëndija), ndërsa  Iliev dhe Mirçevski (Pelisteri)

Shkëndija: Jovanovski, Alimi, Cuculi, Ibraimi (Bejtullai 90+1’), Murati, Totre (Bojku 86’), Hasani (Radeski 78’), Zhunior, Pollozhani, Todorovski, Vujçiç.

Pelisteri: Pashovski, Toshevski, Mishevski, Denkovski (Vasilev 61’), Milenkovski (Bozhinovski 68’), Kovaçev, Kardoso, Mirçevski, Markoski (Rodrigez 54’), Trifunovski, Iliev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat