Pikë të mëdha për shqiptarët e Grasshoppers-it

Futboll

Pikë të mëdha për shqiptarët e Grasshoppers-it

Nga: K.G. Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 17:16
Pamje nga ndeshja e sotme

Skuadra e Grasshoppers-it importoi tri pikë të mëdha.  Grasshoppers-i shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Lausanne-s. Golat për Grasshoppers-in i shënuan: Sigurjonsson (6’), Lavanchy (32’) dhe për vendasit: Margiotta (68’). Mërgim Brahimi dhe Alban Pnishi u paraqitën standardë për Grasshoppers-in, ndërsa  Pnishi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 27-të. Shqiptari Ezgjan Alioski me Luganon me Thun-in barazuan me rezultat 1:1. Alioski luajti standard, por nuk arritën t‘i fitojnë tri pikë.  Futbollisti Taulant Xhaka me kampionin në fuqi, Baselin, pësuan humbjen e parë në kampionatin zviceran. Xhaka u paraqit titullar, por Baseli pati mbrëmje të keqe në Bernë, duke pësuar me 3:1 nga Young Boys.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat