Hyka me dy gola i siguroi super fitore Luzernit

Futboll

Hyka me dy gola i siguroi super fitore Luzernit

Nga: K.G. Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 17:25
Hyka me shokë feston

Futbollisti shqiptar, Jahmir Hyka, tregoi superformë dhe me dy golat e tij e ndihmoi Luzernin në fitoren me rezultat 3:0 ndaj Vaduzit. Hyka u paraqit titullar së bashku me Hekuran Kryeziun që dhanë maksimumin në këtë fitore të madhe renditen në vend të tretë me 29 pikë pas 17 jave në Kampionatin e Zvicrës. Golat i shënuan: Neumayr (41’), Hyka (51’ e 58’). Hyka është zëvendësuar në minutën e 65-të, por ka qenë prej më të mirëve në fushë dhe në fakt deri më tash ka realizuar 5 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat