Lapadula: Ishte ndeshja ime e parë si titullar

Futboll

Lapadula: Ishte ndeshja ime e parë si titullar

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 18:41
Lapadula

Futbollisti Gianluca Lapadula përshkroi golin e fitores si vetëm fillimi i aventurës së tij te AC Milan. Kuqezinjtë çuditën të gjithë kur pësuan gol ndaj një ekipi relativisht të lehtë pasditen e së dielës, por golat e Pashaliç dhe Lapadula në fund përmbysën rezultatin dhe i dhanë një fitore të rëndësishme djemve të Montellas me rezultat 2:1 ndaj Crotone-s. “San Siro gjithmonë ka qenë stadiumi më i rëndësishëm në Itali. Ishte ndeshja ime e parë si titullar këtu dhe doja të shënoja me çdo kusht. Jam i lumtur që arritëm të fitonim”, ka thënë Lapadula për “Sky Sport Italia”. Ai premton edhe gola të tjerë në Serie A dhe ta çojë Milanin sa më lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat