Mourinho e dëshiron me çdo kusht yllin e Barcelonës, e gatshme oferta e lartë për të

Futboll

Mourinho e dëshiron me çdo kusht yllin e Barcelonës, e gatshme oferta e lartë për të

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 18:47
Ivan Rakitic

Manchester United nuk e ka nisur këtë edicion në mënyrën më të mirë të mundshme.

‘Djajtë e Kuq’, kanë mbetur mbrapa luftës për titull të kampionit në Ligën Premier.

Kësisoj United pritet të futet fuqishëm në tregun e transferimeve për ta përforcuar skuadrën.

Trajneri portugez, Jose Mourinho po e dëshiron me çdo kusht mesfushorin kroat, Ivan Rakitic.

Sipas medieve angleze, United do të provojë nënshkrimin me kroatin edhe pse një gjë e tillë duket tejet e vështirë.

Rakitic është pjesë e rëndësishme e formacionit të parë të Barcelonës dhe i preferuari i Luis Enriques.

Gjithsesi mediat angleze kanë shkruar se ‘Djajtë e Kuq’, do të provojnë të nënshkruajnë me ish-anëtarin e Schalke 04 për një shumë rreth 65 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të tundohet nga oferta e Unitedit për 29-vjeçarin që ka kontratë me kampionët aktual të Spanjës deri në vitin 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat