Klopp: Pranoj çdo kritikë për humbjen e sotme

Futboll

Klopp: Pranoj çdo kritikë për humbjen e sotme

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 21:29
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp është ndarë i pakënaqur me humbjen 4-3 të Liverpoolit ndaj Bournemouthit.

Trajneri gjerman e ka pranuar se skuadra e tij ka bërë gabime, çka edhe shkaktoi humbjen, por sipas tij skuadra nuk është e verbër.

“E respektoj dhe pranojë çdo gjë që ju do të thoni për ne sot dhe në qoftë se ju doni të thoni se ne jemi të verbër, por kjo nuk ka kuptim”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.

“Kjo nuk ka ndikim në atë që unë mendoj për ekipin tim. Ju mund të shkruani atë, ju mund ta lexoni atë, dhe pastaj ne do të shkojmë me radhë”.

“Kjo është e gjitha. Sigurisht që ne kemi bërë gabime sot”, përfundoi trajneri gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat