“Sanchez nuk është lojtar i klasit botëror”

Futboll

“Sanchez nuk është lojtar i klasit botëror”

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 00:57
Alexis Sanchez

Ish-sulmuesi i Anglisë, Alan Shearer i qëndron pas këmbënguljes së tij se Sergio Aguero është lojtari i vetëm i klasit në Ligën Premier, pavarësisht shfaqjes magjike të yllit Arsenalit, Alexis Sanchez, kundër West Ham.

Performanca virtuoze e Alexis Sanchezit në fitoren 5-1 të Arsenalit ndaj West Hamit nuk ishte e mjaftueshme për të bindur Alan Shearerin se kiliani është një lojtar i klasit botëror.

Kiliani shënoi hat-trik në një fitore e cila i zhvendos ‘Gunnersat’ në vendin e dytë në Ligën Premier, por ish-sulmuesi anglez mendon se ngurrimi i Arsene Wenger për të luajtur me yllin e tij si një qendërsulmues në të kaluarën do të thotë se ai nuk mund të konsiderohet ndër më të mirë në botë.

“Ajo që unë do të them është se Arsenali janë një ekip shumë më i mirë këtë vit për shkak të tij”, ka thënë ish-sulmuesi i Anglisë për BBC.

“Dhe unë do të të pyes Arsene Wenger, në qoftë se ai është i klasit botëror, pse ai ka marrë dy vjet për të luajtur me atë në qendër të sulmit?”, përfundoi Shearer. Shearer më parë ka thënë se sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero është ‘lojtari i vetëm i vërtetë i klasit botëror që kemi në Premierligë tonë’, por e pranojnë se  në qoftë se ai ndihmon Arsenalin për të fituar titullin këtë sezon, Sanchez do të jetë në rangun e njëjtë me argjentinasin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat