Monchengladbach pranon rezultatet e dobëta: Na mungon Granit Xhaka

Futboll

Monchengladbach pranon rezultatet e dobëta: Na mungon Granit Xhaka

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 5 dhjetor 2016 Në ora: 12:47
Granit Xhaka

Borussia Mönchengladbach ka humbur identitetin e mëparshëm dhe ka probleme në mesfushë. Për menaxherin e klubit gjerman Max Eberl, kjo ka një shpjegim- mungesa e shqiptarit Granit Xhaka, shkruan botasot.info.

Prej shtatë ndeshjes pa asnjë fitore dhe disfata e thellë kundër Dortmundit 1:4, ka ngritur alarmin në Gladbach. Tashmë vendoset në vendin e 13 dhe nuk ka nevojë për sqarime më të tepërta për të kuptuar se trajneri Andre Schubert ndodhet në krizë dhe në qendër të kritikave. Për krahasim: Vjet Gladbach u rëndit në vendin e katërt, por atëherë luante shqiptaro-zvicerani Granit Xhaka.

«Mbrohemi shumë dobët»

“Ne mbrohemi shumë dobët dhe në mënyrë naive. Dikur ishim të qetë kur topi ishte në këmbët e Granit Xhakës dhe Martin Stranzl, ndërsa tani jemi të çorientuar në mesfushë,” tha menaxheri i klubit të Bundesligës gjermane. “Këta lojtarë na mungojnë shumë.”


Megjithatë Granit Xhaka në Arsenal ka luajtur nëntë nga 22 ndeshje, kurse në Nordrhein-Westfalen gjithandej ndjehet mungesa e tij./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat