Dëshira e Kolgecit - të luaj për Kosovën

Futboll

Dëshira e Kolgecit - të luaj për Kosovën

Nga: Ilaz Spahiu Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 12:53
Besfort Kolgeci në aksion

Dëshira e një talentit të futbollit siç është Besfort Kolgeci, është që  të luaj për  kombëtaren e Kosovës. Ai është një talent i rrallë i cili luan në klubin gjerman FC Eintracht Braunschweig U-19. Është 19- vjeçar, i cili hapat e parë i filloi para disa viteve dhe disa klube janë të interesuara për shërbimet e tija, si Hamburgu, FC Energie, FC Holstein Kiel, FC Rot Weib Erfur, FC Karlsruher, megjithatë djaloshi nga Kosova ende nuk ka vendosur në cilin ekip. Ëndrra e tij është të luaj për kombëtaren e Kosovës dhe të tregojë vlerat e tij. Ky futbollist i talentuar se shpejti do të vendosë se do të qëndroje në klubin e tashmë, apo do të vazhdojë tutje, por mbi të gjitha është që të tregojë formën e tij dhe të rritë edhe me tepër cilësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat