Gjoka: I kënaqur edhe me barazimin

Futboll

Gjoka: I kënaqur edhe me barazimin

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 13:53
Gjoka

Kukësi synon këtë edicion titullin kampion, dhe për të arritur këtë objektiv duhet të vijojë të jetë i pathyeshëm. Trajneri Ernest Gjoka dhe skuadra e tij kanë përpara një test të vështirë, duelin me Partizanin në Elbasan Arena. Në konferencën për shtyp trajneri kryeqytetas analizon 90 minutëshin që ka përpara ndaj rivales për titull.

“Është një ndeshje e vështirë. Kukësi ka bërë mirë dhe ky është realiteti. Nëse dëshirojmë të shkojmë deri në fund duhet të jemi të pathyeshëm.Ndeshja e ndeshjes nuk i ngjan por shkojmë për të marë maksimumin.”

Përballë është sulmi më i mirë i kampionatit me mbrojtjen më të mirë, por Gjoka nuk sheh diferenca midis skuadrave edhe pse pranon që secila ka difekte, por duke evituar të tregojë ato të kundërshtarit.

“Diferenca nuk ka. Partizani është për titull. Këtë ndeshje po e pregatisim me detaje pasi asnjë trajner nuk ia lë rastësisë. Kemi strategjinë tonë. Difektet e kundërshtarit janë sekret dhe mund ti tregoj vetëm në përfundim të takimit.”

Presioni mbi Kukësin është i madh jo vetëm për rezutlatet por edhe për lojën e zhvilluar. Gjoka pranon se ndaj Partizanit do të kënaqet edhe me barazimin.

“Ky takim është shumë i rëndësishëm pasi ka përgjegjësi të madhe të qënurit në krye. Ne na kënaq cdo rezultat pozitiv, ku hyn edhe barazimi.”

Në këtë sfidë Partizanit i rikthehen tifozët, teksa klubi ka konvertuar dënimin e marë nga komisioni i disiplinës në gjobë financiare. Ernest Gjoka e sheh këtë si një ndihmë për të dyja skuadrat, pasi tifozët janë ata që shtojnë adrenalinën e lojtarëve në fushë.

“Shumë mirë që kjo ndeshje është me tifozë, sepse ata i japin adrenalinë. Mezi po pres këtë duel.”

Partizani – Kukësi është edhe Starova ndaj Gjokës, dy personazhe që i lidh një miqësi e hershme. Në drejtimin e Flamurtarit, Gjoka ka thyer në finalen e kupës Kukësin e drejtuar nga Starova. Elozhet për rivalin janë të mëdha teksa lëshon edhe sfidën.

“Starova është një trajner i mirë me eksperiencë dhe kam respekt. Thonë që i riu me të vjetrin janë të barabartë pasi i vjetri ka në favor eksperiencën. Por mund tia mar në kthesë Starovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat