Giggs: Guardiola pothuajse më detyroi ta lë futbollin

Futboll

Giggs: Guardiola pothuajse më detyroi ta lë futbollin

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 14:01
Giggs e Guardiola

Një nga legjendat e Manchester United, Rayan Giggs, ka folur për “The Telegraph”, duke treguar ditën kur “Guardiola pothuajse më detyroi ta lë futbollin”. Uellsiani e ka fjalën për humbjen përballë Barcelonës, në finale e Ligës së Kampioneve, sezoni 2008-2009. Asokohe, Pep e përkuli (2:0) Manchester United, pas një ndeshjeje të përkryer.  “Hera e parë që u përballa me një ekip të Guardiolës u ula veçmas në bankë pas ndeshjes dhe kam menduar pensionimin nga futbolli, për herë të parë në karrierën time. Finalja e Champions-it, e vitit 2009, në Romë, ishte momenti më i keq i 23 viteve të mia në futboll. Ne kishim një ditë të keqe, ata ishin më të mirë dhe mendova të tërhiqesha. Në atë moment kam menduar seriozisht dhe për herë të parë nëse ia vlente të vazhdoja të luaja futboll, apo të pensionohesha,” – shprehet Giggs, duke siguruar se “Guardiola është trajner i brezit të tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat