Gafurri: Me Renovën synojmë Evropën

Futboll

Gafurri: Me Renovën synojmë Evropën

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 16:19
Argjent Gafurri

Skuadrat shqiptare, Shkëndija e Tetovës, Renova nga Xhepçishti i Tetovës dhe Shkupi, treguan rezultate të mira në pjesën vjeshtore në Kampionatin e Maqedonisë. Shkëndija është nënkampione vjeshtore, e cila tuboi 37 pikë ose ka katër me pak se Vardari i Shkupit, ndërsa Renova përfundoi në pozitën e gjashtë me 23 pikë dhe Shkupi renditet në vend të shtatë me 16 pikë. Futbollisti i Renovës, Argjent Gafurri, shënoi dy gola për ekipin e tij në fitoren në udhëtim me rezultat 2:0 ndaj Pobedës nga Prilepi. Renova importoi tri pikë të qetësisë për në vazhdim të kampionatit. Gafurri deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot” se synimet janë dalja në garat evropiane. Ai tha se është i kënaqur me dy gola që shënoi dhe për fitoren e Renovës.

“Normal se janë pikë të mëdha. Sepse me tri pikët e fituara na jepet mundësia për të luftuar për një vend në garat evropiane”, tha Gafurri. A mendoni se tri pikët e importuara nga Ohri i japin qetësi Renovës në vazhdim të kampionatit? “Natyrisht se na japin qetësi, për shkak se jemi larguar nga zona e ekipeve të rrezikuara. Tash më të qetë do ta presim sezonin pranveror dhe me synime që të ngjitem edhe më lartë. Shpresojmë të dalim në garat evropiane”, tha Gafurri i cili ka realizuar gjithsej 6 gola në pjesën e vjeshtore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat