Enrique: Messi titullar ndaj Monchengladbach

Futboll

Enrique: Messi titullar ndaj Monchengladbach

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 17:45
Luis Enrique

Para ndeshjes ndaj Borussia Monchengladbach ka folur trajneri i Barcelonës, Luis Enrique.

Tekniku spanjoll ka thënë se është i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

“Kemi qenë pothuajse perfekt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Nesër dua t’i bëjë gjërat ndryshe në Camp Nou, dua të argëtojmë publikun”.

“Iniesta ka luajtur mjaft mirë kundër Real Madridit, kur lojtarët kthehen në fushë gjithmonë është një lajm i mirë për trajnerin, sidomos kur bëhet fjalë për kapitenin”.

“Messi? Me shumë mundësi do të fillon nga minuta e parë”, ka thënë Enrique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat