Futbollisti i Chapecoenses zgjohet nga koma, këto janë fjalët e tij të para

Futboll

Futbollisti i Chapecoenses zgjohet nga koma, këto janë fjalët e tij të para

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 17:59
Futbollisti i Chapecoenses që i shpëtoi aksidentit ajror, Alan Ruschel

Futbollisti i Chapecoenses që i shpëtoi aksidentit ajror, Alan Ruschel, është zgjuar nga koma.

Babai i tij ka thënë që Alan nuk mban mend asgjë nga ajo që ka ndodhur.

“Alan është zgjuar nga koma. E di që po shkonte për të luajtur në Kolumbi, por nuk i kujtohet asgjë nga aksidenti. I tregova që kanë pësuar aksident. Ai më pyeti se çfarë ka ndodhur dhe se kur do të shkojmë në shtëpi”, deklaroi ai.

“Nuk i kam treguar gjithë historinë sepse ai nuk është i gatshëm të marrë vesh të vërtetën. Ne i jemi mirënjohës Zotit që e shpëtoi atë dhe jam i lumtur që djali po shërohet”, shtoi babai i Ruschel.

Ai ishte një nga të paktët që i shpëtoi aksidentit famëkeq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat