Ideja e Piolit, Miranda si mesfushor

Futboll

Ideja e Piolit, Miranda si mesfushor

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 18:42
Stefano Pioli e Miranda

Stefano Pioli mund të bëjë ndryshime në formacionin e Interit.

Tekniku zikaltër kërkon të korrigjojë gabimet që u shfaqën në ndeshjen kundër Napolit në “San Paolo”.

Pioli mendohet se do të aplikojë formacionin 4-4-1-1, ku Ivan Perisic do të qëndronte pas qendërsulmuesit Mauro Icardit.

Në mesfushë Joao Mario pritet të kalojë në të majtë, Candreva në të djathtë dhe surpriza në mesin e fushës.

Brozovic bashkë me Mirandan në qendër. Kjo do të thoshte se Rannochia dhe Murillo do të pozicionoheshin në qendër të mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat