FA dënon tre futbollistë të Cityt

Futboll

FA dënon tre futbollistë të Cityt

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 22:11
Tollovia në ndeshjen Manchester City-Chelsea

Pep Guardiola nuk do të mund të llogarisë në tre futbollistë për ndeshjet e ardhshme.

Federata e Futbollit të Anglisë ka konfirmuar që treshja e Manchester Cityt, Sergio Aguero, Fernandinho dhe Nicolas Otamendi janë të dënuar me nga katër, tri, përkatësisht një ndeshje.

Aguero do të mungojë në katër sfidat e ardhshme pas kartonit të kuq të marrë ndaj Chelseat të shtunën, pas një ndërhyrjeje të ashpër në David Luizin në çastet e fundit të ndeshjes e cila u mbyll me rezultat 3:1 në të mirë të londinezëve.

Kësisoj argjentinasi do të mungojë në ndeshjet e ardhshme përballë Leicester Cityt, Watfordit, Arsenalit dhe Hull Cityt.

Me tri ndeshje është dënuar mesfushori Fernandinho i cili ka pasur një zënkë me Cesc Fabregas dhe për këtë është përjashtuar në çastet e fundit të këtij takimi.

Në fund vjen Otamendi i cili do të mungojë në një ndeshje pasi që ka marrë kartonin e pestë të verdhë këtë stinor. Mbrojtësi argjentinas do të mungojë në ndeshjen e ardhshme përballë kampionëve të Leicester.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat