Zyrtare: Kosovë – Islandë, ky është stadiumi ku do të luhet ndeshja

Futboll

Zyrtare: Kosovë – Islandë, ky është stadiumi ku do të luhet ndeshja

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 22:52
Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës edhe ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, do ta zhvillojë në Shkodër.

Kundërshtari i tyre është Islanda, me të cilën përballet më 24 mars të vitit të ardhshëm.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka bërë të ditur se nuk do të ketë ndryshim të stadiumit.

“Jo nuk ka ndryshim. Edhe me Islandën luajmë në Shkodër”, ka deklaruar Vokrri.

Nga “Loro Boriqi” i Shkodrës për në “Elbasan Arena” të Elbasanit ishte shpërngulur më 12 nëntor Kombëtarja shqiptare, e cila në këtë stadium luajti me Izraelin.

Kosova ishte folur se do të mund të zhvillojë ndonjë ndeshje edhe në Shkup dhe Elbasan, por për momentin duket se Shkodra do të mbetet foleja e Kosovës, deri në rinovimin e stadiumit të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat