Bale ka një mesazh për tifozët e Realit

Futboll

Bale ka një mesazh për tifozët e Realit

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 08:31
Gareth Bale

Gareth Bale ka falënderuar të gjithë tifozët e Real Madridit për mbështetjen ndaj tij pas operacionit në nyjën e këmbës së djathtë.

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale ka dhënë lajm të mirë në lidhje me rikuperimin e tij nga lëndimi duke thënë se nyja e këmbës së djathtë ndihet “çdo ditë e më mirë”.

Ai po ashtu falënderoi tifozët e “Los Blancos” për mbështetjen e tij në rrugëtimin e rikuperimit nga dëmtimi i pësuar në fitoren 2:1 ndaj Sporting CP në Ligën e Kampionëve.

Ai pritet të mungojë deri në katër muaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat