Nëse largohet nga Liverpool, Firmino nuk ka të drejtë të transferohet te ky klub

Futboll

Nëse largohet nga Liverpool, Firmino nuk ka të drejtë të transferohet te ky klub

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 08:40
Roberto Firmino

Roberto Firmino ka dëmshpërblim me vlerë prej 98 milionë euro në kontratën e tij në Liverpool.

Dhe, ajo mund të aktivizohet nga cilido klub, përveç Arsenalit, sipas publikimeve të fundit nga Football Leaks.

“Gunners” shqetësuan drejtuesit e “Reds” më 2013 duke ofruar 40 milionë + 1 funtë për Luis Suarezin duke tentuar të aktivizojnë dëmshpërblimin e tij.

Dhe, kjo zgjoi reagime të ashpra nga drejtuesit e Liverpoolit.

Tensionet mes klubeve kanë vazhduar dhe Firmino, i cili nënshkroi me Liverpoolin nga Hoffenheim në qershor të vitit 2015 nuk ka të drejtë t’i bashkohet Arsenalit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat