Skandali i “Football Leaks”, ja ku i ka fshehur paratë Modric

Futboll

Skandali i “Football Leaks”, ja ku i ka fshehur paratë Modric

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 10:00
Luka Modric

Luka Modric është një tjetër futbollist i madh i përfshirë në skandalin e “Football Leaks”.

Luka Modric njësoj sikurse Cristiano Ronaldo. Mesfushori i Real Madridit sikurse sulmuesi portugez akuzohet për evazion fiskal nga autoritetet në Spanjë.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka njoftuar se Modric ka shfrytëzuar një kompani në Evropën qendrore së bashku me gruan e tij, Vanja, si menaxhere dhe emëroi djalin, Ivan, për të mbrojtur të hyrat nga të drejtat e imazhit.

Ai i dërgoi paratë në Luksemburg për shkak të përqindjes së ultë të tatimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat