Ish trajneri i Xhakave kujton: Graniti zihej me mua për Taulantin

Futboll

Ish trajneri i Xhakave kujton: Graniti zihej me mua për Taulantin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 dhjetor 2016 Në ora: 11:30
Granit Xhaka, Taulant Xhaka

Thorsten Fink mundësoi debutimin e parë të vëllezërve më të njohur shqiptar: Xhaka. Në gazetën zvicerane Blick, ish trajneri i FCB kujton momentet e para.

Shumë mirë, që ka shkuar gjithshka ndryshe. Mbase Thorsten Fink do ishte akoma trajner në Bundesliga, nëse Granit Xhaka do vendoste në dimrin e 2012 për HSV. Talenti në rritje, atëherë vetëm 20 vjeç, Graniti vendosi përsëri të aktivizohet për Baselin- dhe më pas për Gladbach.

Fink momentalisht është trajner në Austria Wien, ndërsa Xhaka gjatë verës u transferua për 40 milion euro në FC Arsenal.

“Rrugëtimi i tij nuk më ka shqetësuar, Graniti prej në vitet e fëmijërisë kishte vetëbesim, e dinte çfarë dëshironte. Kur ai me U17 u bë shampion botëror, atëherë filluan vlerësimet ndaj tij,” thotë Fink, përcjell botasot.info. “Ai ka shënuar golin e parë, në ndeshjet e para.”

«Graniti ishte 18 vjet kur luajti në Old Trafford dhe megjithatë ishte i pakënaqur, sepse ne nuk fituam (3:3),” kujton Fink. Ndërkohë që Graniti brenda dy-tre vjetëve u kthye në titullar i pakontestuar, vëllai i tij më i vjetër u ndje si i lënë anash. Në fakt edhe Taulanti debutoi me FC Basel, megjithatë nuk kishte rëndësinë e Granitit.

«Njëherë unë kisha një zënkë verbale me Granitin. Ai kërkonte më shumë aktivizime për vëllain e vet,” thotë Fink. Në këto situata ama nuk ndryshoi asgjë.

Taulanti u dha një vit me qira në Grasshoppers, ndërsa sot në FCB është kthyer në titullar. “Për këtë më vjen mirë. Prej atëherë ai ishte një lojtar dominant. E dija, që do gjente rrugën e vetë.”

Një rrugë që sot të dy vëllezërit do i përballë kundër njëri-tjetrit, në kuadër Champions League./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat