Partizani-Kukësi në ‘shtetrrethim’

Futboll

Partizani-Kukësi në ‘shtetrrethim’

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 13:29
Ilustrim

Nisur nga rëndësia e ballafaqimit, por edhe pjesëmarrja e pritshme e tifozërive të dy skuadrave, policia ka marrë masat e nevojshme për zhvillimin normal të takimit Partizani-Kukësi. Mësohet se do të jenë të angazhuara 220 forca policore dhe të FNSH-së për sigurimin e këtij eventi sportiv. Kështu, referuar masave, nga ora 16:00 e ditës së sotme nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit “Elbasan Arena”. Nga “Kryqëzimi i Romëve” deri tek “Kryqëzimi i Tapetave” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve. Nga ora 16:00 do të mbyllen të gjitha lokalet, të cilat ndodhen përreth stadiumit. Ato do të hapen vetëm pasi të ketë mbaruar ndeshja. Policia paralajmëron tifozët e të dyja skuadrave, që të jenë të pajisur me bileta dhe me kartë identiteti, si dhe të mos kenë me vete sende të tilla: sende të forta, shishe (të çfarëdolloji), fishekzjarre, monedha apo metale (të çfarëdolloj), çelësa të ndryshëm. Në të kundërt, njofton Policia e Elbasanit, tifozët nuk do të lejohen të futen në stadium.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat