Shkëndija befason me një lajm

Futboll

Shkëndija befason me një lajm

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 14:22
Mevlan Murati dhe Ennur Totre

Përfaqësuesja A dhe ajo U 21 e Maqedonisë organizojnë kampe selektive dhe për të njëjtat ftesë kanë marrë dy futbollistë të Shkëndijës. Murati do të jetë me përfaqësuesen A, ndërsa Totre grumbullohet me shpresat e Maqedonisë.

 Mevlan Murati dhe Ennur Totre do të vazhdojnë aktivitetet e tyre deri më 15-të dhjetor, pasi për dallim nga lojtarët tjerë që shkojnë në pushim menjëherë pas ndeshjes së Kupës me Shkupin, ata do të jenë pjesë e kampeve selektive të përfaqësueses A dhe asaj U 21 të Maqedonisë. Mevlan Murati për herë të parë merr ftesë nga seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski, ndërsa Ennur Totre thirret nga Bllagoja Milevski i përfaqëuseses U 21. Kampi selektiv i Maqedonisë A fillon prej 8-të dhjetor, ndërsa ai i U 21 një ditë më vonë. Parashihen ndeshje testuese, ndërsa kampet përfundojnë më 15 dhjetor kur Murati dhe Totre mund të fillojnë pushimin dimëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat