Fetahu pas 17 vjetësh rikthehet te prona e tij në pjesën veriore, por si e gjeti?

Futboll

Fetahu pas 17 vjetësh rikthehet te prona e tij në pjesën veriore, por si e gjeti?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 dhjetor 2016 Në ora: 15:24
Shpëtim Fetahu para banesës së tij

Ishte shumë i ri (16 vjet) kur me familje u dëbua prej ndërtesës (banesës) që jetonin në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.  Kjo ndodhi menjëherë pas përfundimit të luftës, kur paramilitarët serb (në vitin 1999) i dëbuan shqiptarët nga pronat e tyre. Nga ajo periudhë e këndej Fetahu me familje nuk e kishte shkelur pragun e banesës së tij. Futbollisti i Trepçës nga Mitrovica, pas 17 vjetësh rikthehet te banesa e tij dhe si shumë shqiptarë të tjerë pret së shpejti të banojnë e jetojnë aty në pronat e tyre.  Fetahu është i emocionuar se në çfarë gjendje e ka gjetur banesën dhe se kush e ka shfrytëzuar deri me tash.    

“Bota sot”: Shpëtim, pas 17 vjetësh riktheheni në banesë, në çfarë gjendje ishte?

Shpëtim Fetahu: Banesën e gjetëm ashtu qysh ka qenë pa asnjë investim në të, mirëpo me disa dëme, disa dyer dhe dritare të thyera.

“Bota sot”: Kush e ka shfrytëzuar deri tash?

Shpëtim Fetahu: Një e moshuar serbe nga Skenderaj dhe ishte aty që pas përfundimit të luftës.

“Bota sot”: Si do të veproni me këtë banesë?

Shpëtim Fetahu: Pronësinë e kemi, por ende nuk mundemi të kthehemi e të jetojmë atje. Presim që një ditë të ketë siguri dhe të bëhet mirë dhe të kthehemi.

“Bota sot”: Sot ishit në at pjesë të qytetit, si kaluat, hasët në ndonjë presion apo kërcënim?

Shpëtim Fetahu: Jo, të them të drejtën mirë ia kalova dhe askush nuk me tha asgjë. Ishte qetë, mirëpo paksa emocionuese, pasi që aty jam rrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat