Graniti i gatshëm përballë klubit të fëmijërisë dhe vëllait Taulant

Futboll

Graniti i gatshëm përballë klubit të fëmijërisë dhe vëllait Taulant

Nga: Bota sot Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 18:18
Granit Xhaka

Sonte zhvillohet ndeshja e fundit në grupe të Champions League, ku do ketë përballje mes FC Basel dhe FC Arsenal.

“Unë kam mësuar nga gabimet e mua dhe e ndjej veten shumë mirë pranë Arsenalit. Në futboll duhet të kesh durim, por unë jam në rrugën e duhur dhe e di se çfarë potenciali kam,” tha Xhaka përpara ndeshjes mes FC Arsenalit dhe klubit të tij të fëmijërisë FC Basel, shkruan botasot.info.

Pavarësisht se nuk dihet nëse ai do luajë kundër vëllait të vetë, sonte në fillim në ora 20.45, Graniti ndjehet shumë mirë që ndodhet në vendlindje. “Është kënaqësi të jesh në shtëpi dhe sesi do shkojë ndeshja në Joggeli,” tha ai.

Sot pritet të jetë përballja e katër mes vëllezërve Xhaka: Taulant dhe Granit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat