David Villa lojtari më i mirë në Amerikë

Futboll

David Villa lojtari më i mirë në Amerikë

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 20:39
David Villa

Sulmuesi spanjoll, që tani është pjesë e New York City, David Villa, është zgjedhur të martën lojtari më i mirë i sezonit 2016 të kampionatit amerikano-verior të futbollit (MLS).

Villa, autor i 23 golave këtë sezon, mori 25,90% të votave, kundrejt dy lojtarëve të Neë York Red Bulls, sulmuesi anglez, Bradley Wright-Phillips mori 19,32% dhe mesfushori amerikan, Sacha Kljestan 17,63%.

Ai pason në këtë trofe sulmuesin italian të Toronto, Sebastian Giovinco, i cili kishte fituar këtë titull më 2015 dhe në vendin e katërt në sezonin  2016.

Votat janë dhënë nga futbollistët, drejtuesit dhe gazetarët e specializuar.

Villa ka luajtur me Valencian (2005-2010), FC Barcelona (2010-2013) dhe Atletico Madrid (2013-2014)

35-vjecari Villa, që është shënuesi më i mirë në historinë e ekipit të Spanjës me 59 gola, u bashkua me New York City në 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat