Dënohet Strootman

Futboll

Dënohet Strootman

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 21:42
Kevin Strootman

Federata italiane ka dënuar mesfushorin e Romës pas derbit me Lazion.

Kevin Strootman ka marrë një dënim prej dy ndeshjeve pas incidentit me Danli Cataldin e Lazios gjatë derbit të kryeqytetit italian.

Mesfushori realizoi golin parë të ndeshjes dhe teksa festonte me bashkë lojtarët hodhi ujë në fytyrën e Cataldit dhe më pas u rrëzua në tokë pasi që futbollisti i Lazios e kapi për fanelle.

Me vendim të Lega Serie A, holandezi është dënuar për arsye disiplinore dhe do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme përballë Milanit dhe Juventusit, transmeton KosovaPress.

Gjesti i Strootman është cilësuar si provokim i cili ka çuar deri te përjashtimi me karton të kuq i kundërshtarit dhe kjo është arsyeja pse ai ka marrë këtë dënim.

Pritet që Roma të apelojë suspendimin e Strootman që do të mungojë në dy ndeshje shumë të rëndësishme të Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat