Robben tregon të zezat e Vidalit

Futboll

Robben tregon të zezat e Vidalit

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 21:59
Arturo Vidal e Robben

Arturo Vidal ka fituar zemrën e tifozëve të Bayern Munich dhe dashurinë e shokëve të skuadrës, që kur u transferua në klubin gjerman nga Juventusi, një vit e gjysmë më parë.

Por, kjo nuk do të thotë se mesfushori nga Kili nuk ka defekte dhe një nga këto u zbulua nga Arjen Robben, i cili, në një intervistë për CNN nxori në dritë disa nga të “palarat” e ekipit.

Kur holandezi u pyet për lojtarin më të çrregullt në dhomat e zhveshjes, ai tha: “Pa dyshim, Arturo Vidal”.

Robben, i cili ka më shumë se 7 sezone në radhët e Bayernit, veçoi Boatengun dhe Alaban si shokët që ndjekin më shumë modën, ndërsa Ribery dhe Muller ishin ata që kishin më shumë humor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat