Me lot në sy njofton se po pensionohet nga futbolli në moshën 27 vjeçare

Futboll

Me lot në sy njofton se po pensionohet nga futbolli në moshën 27 vjeçare

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 00:27
Alvaro Dominguez

Mbrojtësi Alvaro Dominguez ka njoftuar të martën se është pensionuar nga futbolli.

Lëndimet e shumta që ka pësuar në dy vitet e fundit kanë detyruar 27 vjeçarin që të largohet nga futbolli, në moshën më të mirë.

Ai në një video të postuar në rrjetet sociale, me lot në sy ka njoftuar vendimin e tij për tërheqjen nga futbolli, duke falënderuar ish skuadrën e tij, Atletico Madrid dhe atë aktuale, Borussia Monchengladbach.

“Doja që më këtë mesazh të ju drejtohem posaçërisht juve tifozë të Monchengladbach dhe Atletico Madridin, për dashurinë që keni treguar. Në dy vitet e fundit kam qenë në situate të keqe fizike, dhe jam detyruar t’i nënshtrohem dy operacioneve. Kjo më detyron mua që t’iu them lamtumirë juve dhe këtij sporti të pasionuar . Askush nuk do të donte një largim në moshën 27 vjeçare, por ky është një çmim që mua më duhet ta paguaj. Ju përqafoj të gjithëve dhe shpresoj t’iu shoh së shpejti”, ka deklaruar Dominguez.

Dominguez gjatë karrierën së tij ka zhvilluar 226 paraqitje për Atleticon dhe Borussia Monchengladbach.

Ai në vitin 2012 u transferua në Bundesligë të Monchengladbach, për të cilën skuadër ndeshjen e fundit e ka zhvilluar në nëntor të vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat