Guardiola befason me deklaratën e tij pas barazimit me Celticun

Futboll

Guardiola befason me deklaratën e tij pas barazimit me Celticun

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 00:52
Pep Guardiola

Edhe pse barazoi 1:1 me Celticun në ‘Etihad Stadium’, Pep Guardiola është deklaruar i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij.

Spanjolli deklaron se është i lumtur që është kualifikuar tutje nga një grup shumë i vështirë.

“Jam shumë i lumtur, luajmë shumë mirë. Lojtarët me eksperiencë ndihmuan lojtarët e rinj dhe patëm një ndeshje të mirë”, deklaroi Guardiola.

“Jam shumë i lumtur që jemi kualifikuar nga një shumë i vështirë. Ne duhet ta fitojmë respektin në këtë garë dhe tani jemi duke pritur çka na sjellë shorti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat