Pse dënohet Basha?

Futboll

Pse dënohet Basha?

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 13:12
Basha fu

Prova televizive dënon Migjen Bashën. Mesfushori shqiptar i skuadrës së Barit është vënë në qëndër të vëmendjes nga ana e Gjykatësit Sportiv të Serie B, i cili e ka dënuar me dy ndeshje lojtarin. Sipas vendimit të shpallur nga disiplina, Basha rezulton fajtor pasi në minutën e 29 të pjesës së dytë ka penguar qëllimisht topin me dorë dhe në këtë rast nuk ka lejuar që sfera të shkonte në rrjetë. Bëhet fjalë për ndeshjen e javës së 17 të Serie B mes Barit dhe Salernitanës ku skuadra puljeze fitoi pastër 2-0.

Në vendim theksohet gjithashtu se ky është një gjest antisportiv që nuk u pa nga gjyqtari gjatë ndeshjes dhe në këtë mënyrë, Gjykatësi Sportiv ndërhyri nëpërmjet provës televizive që në Itali ka nisur të aplikohet prej disa vitesh. Në këtë mënyrë, Basha do të humbasë dy ndeshjet e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat