Zyrtare: Brozovic vazhdon kontratën me Interin

Futboll

Zyrtare: Brozovic vazhdon kontratën me Interin

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 18:23
Marcelo Brozovic

Marcelo Brozovic do të qëndrojë edhe për pesë vite të tjera te gjiganti italian.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Interi ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin kroat, Marcelo Brozovic, për vazhdimin e bashkëpunimit deri në vitin 2021.

“FC Internazionale njofton që ka rinovuar kontratën me Marcelo Brozovic. Mesfushori kroat do të jetë i lidhur me ngjyrat zikaltër deri më 30 qershor të vitit 2021”, thuhet në njoftimin e klubit.

Brozovic është pjesë e Interit që nga viti 2015, ku u transferua nga skuadra e Dinamos së Zagrebit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat